Protestuesit janë përplasur me policinë para objektit të Kongresit në Argjentinë për ditën e dytë me radhë teksa ligjvënësit kanë debatuar për pakon e reformave që i ka nisur presidenti Javier Milei.
Pakoja e ligjeve është faza fillestare e planit të tij ambicioz për ta çrregulluar ekonominë e tretë më të madhe të Amerikës Latine. Projekti i tij i njohur si “Ligji i Omnibusit”, për shkak të numrit të madh të fushave në të cilat synohet të ndërhyhet, cilësohet si vendimtar për suksesin ekonomik të Argjentinës, shtet në të cilin inflacioni në vitin 2023 arriti në 211 për qind.
Mirëpo, ky projekt ia mundëson presidentit që të krijojë ligje për çështjet ekonomike, financiare, fiskale, të sigurisë, tarifat, për energjinë dhe administratën. Mirëpo protestat kanë nisur për shkak të disa kapitujve të ligjeve që mundësojnë ndëshkimin e atyre që marrin pjesë në protesta që pengojnë transportin dhe shërbimin publik.
-
Tensione në Argjentinë, policia përleshet me protestuesit
-
Protesta të dhunshme në Buenos Aires në kundërshtim të reformave ekonomike
-
Mijëra njerëz protestojnë kundër politikave ekonomike të qeverisë argjentinase
-
Presidenti i Argjentinës gjuhet me gurë në Buenos Aires për shkak të një skandali korrupsioni
-
Grevë masive 24-orëshe në Argjentinë kundër masave të presidentit