Përmbytjet e rrëmbyeshme në Kinën jugperëndimore dhe veriperëndimore ua morën jetën disa personave dhe rrezikuan mijëra të tjerë.
Në provincën jugperëndimore të Siquan të paktën gjashtë persona kanë vdekur dhe 12 të tjerë janë zhdukur pasi shiu i rrëmbyeshëm shkaktoi përmbytje të shpejta dhe rreth 1.300 persona u strehuan që nga e shtuna.
Ndërkohë, në qytetin Longnan në provincën veriperëndimore të Gansut u raportuan gjashtë vdekje të tjera dhe 3.000 të tjerë u evakuuan.
Reshjet për 1 një ditë e gjysmë arritën pothuajse një metër në zonat më të prekura, pothuajse dyfishi i mesatares së korrikut. Shirat vijnë mes një vale të të nxehtit në disa pjesë të vendit duke përfshirë provincën lindore Zheiang dhe qytetin e Shangait, me temperatura që shkuan deri në 42 gradë celsius javën e kaluar.