"Meta", kompania mëmë e Facebook dhe Instagram, ka dhuruar 1 milion dollarë për fondin inaugurues të presidentit të sapozgjedhur, Donald Trump, ka konfirmuar një zëdhënës i gjigantit të mediave sociale për CBS News të mërkurën mbrëma.
Lajmi u raportua fillimisht nga Wall Street Journal.
Lëvizja vjen dy javë pasi shefi ekzekutiv i Meta-s, Mark Zuckerberg udhëtoi në Florida dhe darkoi me Trumpin në pronën e tij në Mar-a-Lago.
Në atë kohë, këshilltari i Trumpit, Stephen Miller, tha për Fox News se Zuckerberg "e kishte bërë të qartë se dëshiron të mbështesë rirregullimin kombëtar të Amerikës nën udhëheqjen e Trumpit".
Facebook-u ia ka mbyllur Trumpit llogarinë në Facebook pas sulmit të 6 janarit 2021 në Kapitolin e SHBA-së, kur përcaktoi se postimet e tij kishin inkurajuar potencialisht dhunën që ndodhi atë ditë.
Kompania riktheu llogarinë e tij në fillim të vitit 2023.
Trumpi ka një total prej 65 milionë ndjekësve në Facebook dhe Instagram.