“Meta”, kompania mëmë e rrjeteve sociale “Facebook”, “Instagram” dhe “Threads”, i ka mohuar pretendimet që qarkullojnë në mediat sociale se përdoruesit janë detyruar automatikisht të ndjekin llogaritë zyrtare që u përkasin figurave të larta në administratën e re Trump.
Disa përdorues të Facebook-ut dhe Instagram-it janë ankuar pas inaugurimit të Donald Trumpit të hënën se ata janë detyruar "automatikisht" të ndjekin presidentin e ri, si dhe zëvendëspresidentin JD Vance dhe Zonjën e Parë, Melania Trump, raporton BBC.
Zëdhënësi i Meta-s, Andy Stone, ka thënë se llogaritë menaxhohen nga Shtëpia e Bardhë, e cila i ka përditësuar ato për të pasqyruar pozicionet e reja.
“Kjo është e njëjta procedurë që kemi ndjekur gjatë tranzicionit të fundit presidencial”, ka thënë Stone në një deklaratë.
Drejtori i Çështjeve Publike të “Meta”, Nkechi Nneji, ka thënë për CBS Neës se kompania nuk bën askënd të ndjekë asnjë llogari dhe se nuk e ka bërë këtë kurrë, duke shtuar se përdoruesit mund të kenë harruar se kanë ndjekur llogaritë zyrtare në administratat e mëparshme.
-
Gjykata gjermane e shpall Metan përgjegjëse për reklamat e rreme në Instagram e Facebook
-
Meta dakordohet për ndryshime të mëdha në Facebook e Instagram pas marrëveshjes 17 mld dollarëshe
-
Meta "fshehu të vërtetën" lidhur me sigurinë e fëmijëve - Nis gjyqi për rrjetet sociale
-
Gjykata nuk e rrëzon padinë ndaj Metas për varësi ndaj fëmijëve
-
Instagrami u mbush me plot video me dhunë, Meta kërkon falje