Festa e Fitër Bajramit është shënuar me lutje dhe gëzim për myslimanët në të gjithë botën të premten. Festimi u prish nga tragjedia me shpërthimin e konfliktit në Sudan, ndërkaq në shtete të tjera erdhi me shpresat për një të ardhme më të mirë.
Pas muajit të agjërimit, myslimanët festojnë Fitër Bajramin me vizita familjare.
Në qytetin e Sudanit, Khartoum, shpërthimet shënuan orët e para të ditës së festës. Një konflikt vdekjeprurës në shtetin afrikan ka detyruar shumë njerëz që të qëndrojnë brenda të mbyllur, edhe kur uji dhe ushqimi është mungesë, shkroi AP.
Në Jerusalem, mijëra besimtarë u mblodhën në xhaminë Al-Aksa, ku tensionet me autoritetet izraelite janë ngritur muajin e fundit.
Rrugët e kryeqyteteve arabe, Damasku, Bagdadi dhe Bejruti ishin të mbushura me besimtarët që shkonin në xhami dhe varreza. Shumë myslimanë vizitojnë varret e të dashurve të tyre pas lutjeve të mëngjesit në ditën e parë të Bajramit.
Edhe
Myslimanët nëpër botë e shënojnë Fitër Bajramin nën hijen e luftërave dhe pasigurisë
Festat e islamit ndjekin një kalendar hënor. Por disa vende mbështeten në llogaritjet astronomike. Kjo shpesh çon në mosmarrëveshje midis autoriteteve fetare në shtete të ndryshme – dhe ndonjëherë në të njëjtin vend – mbi datën e fillimit të Fitër Bajramit.
Këtë vit, Arabia Saudite dhe shumë shtete të tjera arabe filluan festimin e Bajramit të premten, ndërkohë që Irani, Pakistani dhe Indonezia, e shënojnë ditën e parë të festës të shtunën.
Në Sudan, festa u errësua nga një javë e gjatë luftimesh mes ushtrisë dhe forcës rivale paraushtarake, të cilat kërkojnë ta kontrollojnë shtetin. Lufta ka lënë të vrarë qindra persona dhe mijëra të lënduar.
Në Jemen, afrimi saudit-iranian ngriti shpresën për t'i dhënë fund luftës civile që copëtoi vendin e varfër që nga viti 2014. Gjatë ditëve të fundit të Ramazanit, palët shkëmbyen qindra të burgosur që kishin kapur gjatë konfliktit. Megjithatë, momenti i shpresës u shua nga një rrëmujë të mërkurën në kryeqytet ku u vranë 78 persona.
Në Kabul, Afganistan, ku besimtarët u mblodhën nën sytë vëzhgues të talebanëve, një prej tyre tha, “Do të doja që të kishim të ardhura dhe punë të mira. Fatkeqësisht njerëzit nuk mund të përballojnë të blenë të gjitha ato që u nevojiten”.
Edhe
“Ne jemi njerëz të vdekur”: Festë e zymtë në Gaza

Në Turqi dhe në Siri shumë ende janë në zi për të dashurit që humbën në tërmetin 7.8 ballësh që goditi të dyja shtetet më 6 shkurt, duke vrarë mbi 50 mijë persona.