Lideri i KristianDemokratëve (CDU), Friedrich Merz, i cili pritet të pasojë Scholzin si kancelar i ardhshëm i Gjermanisë pas zgjedhjeve të shkurtit, ka akuzuar kancelarin aktual se nuk ishte i aftë të drejtonte me sukses koalicionin e tij qeverisës.
"Olaf Scholz nuk ishte në gjendje të drejtonte me sukses koalicionin si kancelar”, është shprehur Merz në seancën e parlamentit gjerman, ku pikë e vetme e rendit të ditës është votëbesimi ndaj qeverisë së Scholzit.
Udhëheqësi konservator i opozitës ka shtuar se cilësitë e mangëta drejtuese të Scholzit minuan vendin e Gjermanisë në skenën evropiane.
“Është e turpshme se si veprove në Bashkimin Evropian”, është shprehur Merz.
Ai po ashtu ka thënë se dita e sotme është “ditë lehtësimi”.
Scholzi përballet sot me votëbesim në Bundestag
Kancelari gjerman, Olaf Scholz, do të përballet të hënën me një votëbesimi në parlamentin gjerman që...-
Rruga e çrregullt e Merzit drejt pushtetit vë në dyshim qeverinë e re gjermane
-
Scholz ia dorëzon Merzit detyrën e kancelarit
-
Kush është Friedrich Merz, kancelari i ri i Gjermanisë?
-
Parlamenti gjerman voton kancelarin e ri
-
Socialdemokratët miratojnë koalicionin, hapet rruga që Merzi të zgjedhet kancelar i Gjermanisë