Kancelarja gjermane, Angela Merkel deklaroi se zhvillimi i shëndetshëm i ekonomisë së Turqisë është në interesin strategjik të Gjermanisë, sipas shtypit vendas.
“Nëse bëjmë një veprim që mund të dobësojë Turqinë, kjo nënkupton që nuk kemi vepruar në përputhje me interesat tona”, theksoi Merkel.
Merkel në lidhje me marrëdhëniet mes turqve dhe gjermanëve tha se “nuk mund të mendojmë bardhë e zi. Kjo është e vërteta”.
Ajo theksoi se në Gjermani jetojnë tre milionë turq dhe se për këtë arsye këto dy shtete janë të lidhura me marrëdhënie të veçanta.
Merkel ka folur edhe në lidhje me sulmin e mundshëm të regjimit të Asadit dhe zhvillimet në qytetin Idlib të Sirisë, ku bëri thirrje për t’iu shmangur përjetimit të një fatkeqësie njerëzore.
-
Merkeli tregon çështjet që do të diskutojë me Erdoganin
-
Merkel, e shqetësuar për rritjen e rasteve me COVID-19 në Gjermani
-
Gjermania e sheh çështje strategjike integrimin e Ballkanit në BE, dhuron 3 milionë vaksina
-
Merkeli: Gjermania mund ta evitojë mbylljen e dytë nga koronavirusi
-
Merkel paralajmëron për rritjen e numrit të infektuarve me koronavirus në Gjermani