Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Gjermania e sheh çështje strategjike integrimin e Ballkanit në BE, dhuron 3 milionë vaksina

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka thënë se e sheh të ardhmen e gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian për arsye strategjike.

“Është në interes të BE-së të çojë përpara procesin”, ka thënë ajo para gazetarëve pas konferencës virtuale me liderët e Ballkanit Perëndimor.

Ajo ka thënë se bashkëpunimi rajonal i nxitur nga viti 2014 tashmë ka dhënë sukseset e para, si marrëveshja për roamingun.

Në takimin, ku morën pjesë liderët e Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi, Bosnjës e Serbisë, ishte edhe Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Ajo ka thënë se prioriteti i parë është që të përshpejtohet zgjerimi i BE-së me Ballkanin Perëndimor.

Merkeli po ashtu ka bërë të ditur se Gjermania do t’i ndajë 3 milionë doza të vaksinave anti-COVID për shtetet e Ballkanit Perëndimor “sa më shpejt që të jetë e mundshme”.