Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, ka thënë se Ballkani Perëndimor është prioritet strategjik i BE-së.
Kallas ka thënë se në takim me ministrat e Jashtëm të shteteve të Ballkanit Perëndimor është diskutuar për çështje të ndryshme, përfshirë edhe përkrahjen e BE-së për luftimin e rreziqeve nga sulmet hibride.
Po ashtu tha se është diskutuar edhe për siguri dhe mbrojtje.
Kallas ka thënë se pret që gjitha shtetet që aspirojnë të anëtarësohen në BE të harmonizojnë qind për qind politikën e tyre të jashtme me atë të BE-së.
“Shtetet anëtare thanë se presin që të gjitha shtetet që vazhdojnë rrugën evropiane ta kenë plotësisht në përputhje politikën e tyre të jashtme me atë të BE-së...Duhet të tregosh nëse e sheh botën në mënyrën e njëjtë”, ka thënë Kallas në konferencë për media.
Kallas thotë se zgjedhjet në Kosovë po shkaktojnë vonesa në dialog
Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, ka thënë...-
Kallas përmbledh vizitën në Ballkan: Në Kosovë, të formohet sa më shpejt Qeveria
-
Kallasi për takimin e nivelit të lartë: Duhet të presim formimin e Qeverisë në Serbi
-
BE-ja e gatshme të organizojë së shpejti takim të nivelit të lartë në dialogun Kosovë-Serbi
-
BE: Kallasi e gatshme të organizojë takim të nivelit të lartë Kosovë – Serbi, por duhet vullnet nga palët
-
Kallas thotë se BE-ja do të dalë me plan urgjent ndaj kërcënimeve nga Rusia