Kancelari gjerman Olaf Scholz ka vlerësuar se anëtarësimi i gjithë Ballkanit në Bashkim Evropian është në interes të Gjermanisë dhe Evropës.
Scholz ka thënë se është i lumtur që është kthyer dinamika në procesin e anëtarësimit të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Ai u ka folur në Parlamentin e Gjermanisë, para takimit njëditor në Bruksel të 27 shteteve të BE-së.
“Jemi të lumtur që është kthyer vrulli në procesin e anëtarësimit të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor. Kjo është veçanërisht e rëndësishme për mua. Kjo është arsyeja pse është e drejtë që këtë javë Bosnjë-Hercegovina të bëhet vend kandidat për anëtarësim në BE. Është në interesin tonë gjerman dhe evropian që pjesa e tjetër e Ballkanit po ashtu të bëhet pjesë e BE-së”, tha Scholz, raporton agjencia AP. “Në të njëjtën mënyrë, është në interesin tonë që Kroacia të jetë pjesë e zonës Shengen nga viti 2023. Dhe është në interesin tonë që po ashtu të pasojnë Rumania e Bullgaria”.
Me ardhjen e Scholzit në postin e kancalerit të Gjermanisë ka marrë një dinamikë të re procesi i integrimit në BE të Ballkanit Perëndirmor, e po ashtu edhe dialogu Kosovë - Serbi. Gjermania së bashku me Francën kanë qenë përkrahëset e mëdha të propozimit për marrëveshje finale që është bërë i njohur si franko-gjerman.
Gjermania e Franca kanë angazhuar këshilltarët për punë të jashtme që të ndihmojnë në dialogun.
-
Scholz në samitin e Berlinit: Duhet dinamikë e re në normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi
-
Scholz: Duam që Ballkani Perëndimor të hyjë shpejt në BE, por s’është proces gjeopolitik
-
Kancelari gjerman do integrim të shteteve të rajonit dhe normalizim të raporteve Kosovë-Serbi
-
Scholz: Zhvillimi i Ballkanit Perëndimor dhe integrimi në BE është me rëndësi për ne
-
Scholz do që Ballkani Perëndimor të përfshihet në zgjerimin e BE-së