Kancelarja gjermane Angela Merkel i ka thënë lidershipit të partisë së saj të hënën se infeksionet ditore me koronavirus në Gjermani mund ta kapin shifrën e 19.200 nëse vazhdohet me trendin aktual, por ka shtuar se ekonomia duhet të vazhdojë së funksionuari, raporton tabloidi gjerman “Bild”.
Tabloidi, që nuk e ka cekur burimin e informatës, e ka cituar Merkelin të ketë thënë: “Duhet të veprojmë shpejt për të frenuar infeksionin. Duhet të vendosim prioritetet, ekonomia duhet të vazhdojë së funksionuari dhe shkollat e çerdhet duhet të mbesin të hapura. Futbolli është sekondar krahasuar me këtë”.
Artikuj të ngjashëm
-
Merkel thotë se vala e katërt e COVID-it po e godet Gjermaninë me “forcë të plotë”
-
Merkeli u bën thirrje gjermanëve të vaksinohen për të shmangur dimrin e keq me virus
-
Merkel, e shqetësuar për rritjen e rasteve me COVID-19 në Gjermani
-
Merkeli e shqetësuar me virusin, kërkon përshpejtimin e vaksinimit
-
Merkeli mbështet “izolimin e shkurtër kombëtar”