Kancelarja gjermane, Angela Merkel, përshëndeti sot presidentin rus, Vladimir Putin për rizgjedhjen e tij dhe i kërkoi vazhdimin e dialogut për gjetjen e zgjidhjeve për sfidat dypalëshe dhe ndërkombëtare.
“Tani është më e rëndësishme se kurrë të vazhdojmë dialogun dhe të inkurajojmë marrëdhëniet mes shteteve dhe popujve tanë”, deklaroi kancelarja në një komunikatë të publikuar nga zyra e saj.
“Në bazë të kësaj, ne duhet të përpiqemi të diskutojmë për sfidat e rëndësishme dypalëshe ashtu dhe ndërkombëtare në mënyrë konstruktive dhe të gjejmë zgjidhje të pranueshme”, theksoi Merkel. “Ju përshëndes për rizgjedhjen dhe ju uroj suksese në punën tuaj”, shtoi ajo në adresë të presidentit rus, Putin.
Artikuj të ngjashëm
-
Merz bën thirrje për armëpushim dhe kërkon të ushtrohet presion ndaj Rusisë
-
Merz: Liderët evropianë të vendosur ta kthejnë në sukses samitin Trump-Putin
-
Rusia thotë se është e hapur për dialog me Evropën, por refuzon ultimatumet
-
Gjermania thotë se po hapet një dritare për dialog mes Evropës dhe Rusisë për Ukrainën
-
Putini i thotë Xi-së se marrëdhëniet Rusi-Kinë kanë arritur një nivel të paparë