Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Merkel kërkon nga Putini të gjejnë paqe për luftën në Siri

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka filluar bisedimet me presidentin rus Vladimir Putin, kjo një nga vizitat e para të saj në Rusi që nga viti 2015.

Takimi u zhvillua në rezidencën verore të Vladimir Putin në Soçi, për marrëdhëniet dy palëshe mbi luftën që po zhvillohet në Siri dhe për aneksimin me Krimenë, shkruan BBC, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Lidhjet midis Rusisë dhe Gjermanisë janë përkeqësuar që nga viti 2014.

Në anën tjetër, Putin gjatë ditës së nesërme do të takohet edhe me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan.

Putin dhe Merkel, dyshja që janë në mesin e liderëve më të fuqishëm në botë janë takuar disa herë jashtë Rusisë brenda këtyre dy viteve të fundit.

Qëllimi i vetëm zyrtar i këtij takimi është për të diskutuar mbi samitin G20 të udhëheqësve botëror që do të mbahet në Hamburg gjatë muajit korrik.

Merkel kërkon nga ana e Rusisë që t’i jap fund konfliktit në Ukrainë, duke përdorur ndikimin e saj mbi separatistët pro-rusë, e gjithashtu ka thënë se ka nevojë për bashkëpunim me Moskën për të arritur një marrëveshje paqeje në Siri.