Kancelari gjerman, Olaf Scholz është takuar me presidentin rus, Vlladimir Putin, në Moskë, një ditë pasi ka takuar liderin e Ukrainës në Kiev.
Në deklaratën e tij para gazetarëve, Scholz ka adresuar tensionet lidhur me Ukrainën, por ka spikatur edhe lidhjet ekonomike të Gjermanisë me Rusinë – të cilat ndërlikojnë përpjekjet e Perëndimit për t’u pajtuar për mënyrën e ndëshkimit të Rusisë në rast të pushtimit të ish-Republikës sovjetike.
Scholzi ka thënë gjithashtu se liderët duhet të merren me atë që e ka quajtur “situatë e vështirë” lidhur me paqen dhe sigurinë në Evropë.
Kancelari gjerman ka bërë thirrje që përplasjet ndërmjet dy shteteve fqinje të zgjidhen nëpërmjet bisedimeve. Rusia ka bërë të ditur se ka nisur tërheqjen e disa trupave, por nuk ka treguar lokacionin.
-
Scholz flet me Zelenskyn pas bisedës me Putinin, i ofron mbështetjen e Gjermanisë
-
Scholzi u përgjigjet kritikave ndaj telefonatës me Putinin
-
Scholzi i kërkon Putinit t’i nisë bisedimet me Ukrainën
-
Scholzi bisedon në telefon me Putinin pas dy vjetëve
-
Scholzi kërkon ripërtëritjen e përpjekjeve për paqe në Ukrainë