Botë

Merkel mbron qëndrimin e saj për Putinin

Ish-kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka mbrojtur qëndrimin e saj për Vladimir Putinin, derisa ka folur për herë të parë në një intervistë që nga largimi i saj nga detyra.

Ajo tha se nuk ka “asgjë për të kërkuar falje” për përgjigjen e saj ndaj aneksimit të Krimesë nga Rusia nga në vitin 2014, kur ajo mbështeti sanksionet.

Ajo gjithashtu mbrojti kundërshtimin e saj gjersa ishte në detyrë për anëtarësimin e Ukrainës në NATO.

Merkel është akuzuar se e ka lënë Gjermaninë të pambrojtur duke ndjekur marrëdhëniet e udhëhequra nga biznesi me Rusinë.

Tubacioni Nord Stream 2 për të transportuar gazin natyror rus direkt në Gjermani u ndërtua derisa ajo ishte kancelarë dhe u pezullua nga pasardhësi i saj, kancelari Olaf Scholz, pak para se Rusia të niste pushtimin në Ukrainë më 24 shkurt.

Nën presionin për të vendosur sanksione të reja të rrepta mbi pushtimin, Gjermania po përpiqet të reduktojë varësinë e saj nga energjia ruse pa dëmtuar ekonominë e saj, shkruan BBC.

Merkel tha se Evropa dhe Rusia ishin fqinjë që nuk mund ta injorojnë njëri-tjetrin.

“Ne duhet të gjejmë një mënyrë për të bashkëjetuar pavarësisht nga të gjitha dallimet tona. Pushtimi ishte jo vetëm i papranueshëm, por edhe një gabim i madh nga Rusia”, ka thënë ajo. “Nëse fillojmë të kthehemi pas shekujve dhe të debatojmë se cila pjesë e territorit duhet t’i kthehet kujt, atëherë do të ketë vetëm luftë. Ky nuk është një opsion”, ka thënë ajo.

Ajo mbrojti sanksionet e vendosura nga Rusia në përgjigje të aneksimit të Krimesë dhe rolit të Gjermanisë në procesin e ruajtjes së paqes në Minsk, i cili kishte për qëllim t’i jepte fund luftimeve në Ukrainën lindore në vitin 2014-2015.

Sipas saj, procesi i paqes i dha kohë Ukrainës për t’u zhvilluar si komb dhe për të forcuar ushtrinë e saj.

“Nuk kam pse ta fajësoj vetën që nuk jam përpjekur mjaftueshëm. Nuk e shoh se duhet të them ‘ishte gabim’ prandaj nuk kam asgjë për të kërkuar falje”, ka thënë ajo.

“Nuk kam pse të fajësoj veten që nuk jam përpjekur mjaftueshëm”, tha ajo. “Nuk e shoh se duhet të them ‘ishte e gabuar’ dhe prandaj nuk kam asgjë për të kërkuar falje”.

Ajo kishte kundërshtuar anëtarësimin e Ukrainës në NATO në vitin 2008, tha ajo, sepse donte të parandalonte përshkallëzimin me Rusinë dhe sepse vetë Ukraina nuk ishte gati.

“Kjo nuk ishte Ukraina që ne njohim sot”, tha ajo. “Vendi nuk ishte i qëndrueshëm, ishte i mbushur me korrupsion”.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, vendi i të cilit mbetet jashtë aleancës së NATO-s pavarësisht ndihmës së gjerë të mbrojtjes perëndimore që nga pushtimi, e ka përshkruar vendimin e Gjermanisë në vitin 2008 si një “llogaritje të gabuar”.

Merkel, e cila u largua nga detyra gjashtë muaj më parë, tha se kishte “respektin më të lartë” për Zelenskyn dhe ishte e impresionuar nga “guximi dhe pasioni” me të cilin ukrainasit po luftonin për vendin e tyre.