Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka deklaruar se ajo dhe disa udhëheqës të tjerë kanë gjykuar gabimisht aftësinë e qeverisë afgane, për t'u bërë ballë sulmeve të talebanëve. Ajo tha se ngjarjet e fundit janë të hidhura dhe dramatike.
"Ne kishim një vlerësim të gabuar të situatës dhe ky nuk është vetëm një vlerësim gjerman, por është i përhapur”, deklaroi ajo për DË.
Merkel shtoi se përpjekja për evakuim është gjëja më e rëndësishme aktualisht dhe nga 2.500 gjermanë, përfshirë edhe familjet e tyre, 1.900 prej tyre janë kthyer në Gjermani.
Merkel theksoi se avionët ushtarakë gjermanë janë duke shkuar për në Kabul, por situata atje është ende e vështirë.
Një deklarim për ngjarjet në Afganistan pritet ta jep edhe presidenti i SHBA-së, Joe Biden.
-
Merkel: Po negociojmë me talebanët për të vazhduar evakuimin
-
Gjermania deporton 81 afganë
-
Gjermania po shqyrton rikthimin e deportimeve në Afganistan pas sulmit me thikë
-
Ish-gjeneralët amerikanë fajësojnë administratën Biden për “largimin kaotik” nga Afganistani
-
Kryediplomatja gjermane: Talebanët po e çojnë Afganistanin drejt shkatërrimit