Gjermania ka deportuar dhjetëra afganë në shtetin e tyre të premten, për herë të dytë që kur talibanët rikthyen pushtetin.
Ministria e Brendshme ka thënë se gjithsej 81 afganë u dërguan të premten në mëngjes. Të deportuarit janë të gjithë burra dhe procesi u krye me ndihmën e Katarit, derisa qeveria gjermane ka thënë se synon të deportojë edhe afganë të tjerë në të ardhmen.
Kancelari Friedrich Merz ka shtrënguar politikat e migrimit pas zgjedhjes së tij. Pasi mori detyrën, kontrollet në kufi u bënë më të ashpra, raportoi AP.
Të premten ministri i Brendshëm, Alexander Dobrindt, do të takojë homologët nga Franca, Polonia, Austria, Danimarka dhe Çekia, si dhe komisionerin e Bashkimit Evropian për migrimin, Magnus Brunner.
-
Merzi paralajmëron deportimin e sirianëve: S’kanë më arsye për azil në Gjermani
-
Gjermania do të lehtësojë shpalljen “të sigurta” për disa vende prej nga vijnë azilkërkuesit
-
Gjermania i dëbon 25 kosovarë
-
Pakistani dëbon dhjetëra mijëra afganë nga territori i tij
-
Gjermania zgjat edhe për gjashtë muaj kontrollet kufitare