Gjermania i ka dëbuar 25 shtetas të Kosovës për shkak të qëndrimit të parregullt.
Ministria e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës (MPJD) ka njoftuar për KOHËN se kthimi i tyre është bërë më 25 maj.
“Nga shteti i Gjermanisë në Republikën e Kosovës, më datë 26 maj 2025 janë kthyer 25 persona. Ata janë kthyer për shkak të qëndrimit të parregullt në Republikën Federale të Gjermanisë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.
Kjo ishte bërë e ditur edhe nga deputeti gjerman i Unionit Demokristian (CDU), Gunter Krings, që ishte shprehur se Gjermania ka nevojë “për më shumë dëbime të tilla”.
“Ne duhet t'i intensifikojmë këto fluturime, por duam t'u japim mbrojtje atyre që kanë nevojë për atë. Por, edhe t'i deportojmë ata që s'kanë nevojë për këtë mbrojtje ose e kanë humbur të drejtën, apo edhe kanë kryer akte të dhunës”, ka thënë Krings, nënkryetar i grupit parlamentar.
Ai ka shtuar se janë kryer dëbime edhe të rreth 50 shtetasve të Shqipërisë.
-
Ekstradohen dy shtetas të Kosovës, njëri kërkuar për lëndim e tjetri për tentim vrasje
-
Gjermania deporton 81 afganë
-
Kapen dy shtetas të Kosovës në Morinë, kërkoheshin për vjedhje nga Gjermania
-
Ekstradohet nga Gjermania për në Kosovë një i kërkuar me letër rreshtim ndërkombëtar
-
Plot 25 lojtarë të lindur në Gjermani paraqiten për përfaqësuese të tjera