Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka qeshur kur është pyetur nëse presidenti amerikan Donald Trump e ka magjepsur ndonjëherë.
Richard Grenell, ish-ambasadori amerikan në Gjermani, të mërkurën deklaroi se kishte parë vetë teksa Trumpi kishte magjepsur Merkelin.
E pyetur për këtë koment, në konferencën e së premtes, Merkel u pa e befasuar nga pyetja duke kërkuar sërish sqarime nga gazetari, duke i thënë “Çfarë ka bërë ai (Trumpi)?”
Kur gazetari shtoi se Grenelli ka thënë se Trumpi “ka magjepsur” Merkelin, kancelarja gjermane u ndal pak dhe nisi të qeshte.
This is one of my new favourite Merkel moments. A journalist asks her about Richard Grenell's claim that Trump "charmed" Merkel. You don't need to speak German to enjoy her reaction:pic.twitter.com/RSjHSNXXtX
— Marcel Dirsus (@marceldirsus) August 28, 2020
Edhe
Më pas refuzoi të komentonte duke thënë se nuk preferon të flasë për bisedat private.
Kur Grenelli kishte bërë këtë deklaratë, Twitteri ishte mbushur me video që e shfaqnin Merkelin me reagime të çuditshme përreth Trumpit.