Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, ka thënë se është e shokuar që presidenti amerikan Donald Trump i ka thënë një televizioni në Itali se ajo “e ka lutur” për një foto me të.
Meloni i ka quajtur trillime deklarimet e Trumpit. E ministri i Jashtëm, Antonio Tajani, menjëherë ka anuluar udhëtimin e planifikuar për në SHBA javën e ardhshme.
Të dy liderët botërorë u duk se u pajtuan kur u panë në një takim sy më sy në Francë ditë më parë në takimin e G7-s. Raportet i kishin prishur pas nisjes së luftës së SHBA-së në Iran.
Por mjaftoi një deklaratë e Trumpit për të rikthyer tensionet.
“Ajo më ka lutur për një fotografi me të. E donte një foto aq shumë. Kam mundur të mos e bëja, por më erdhi keq për të”, ka thënë Trumpi për “La7”.
E duke iu përgjigjur, Meloni në Instagram postoi një video me titullin “Italia dhe unë kurrë nuk përgjërohemi”.
Edhe
Përshkallëzon përplasja Trump-Meloni
Meloni aty ka thënë se “disa gjëra meritojnë përgjigje të menjëhershme”.
“Deklaratat e Donald Trumpit janë tërësisht të shpikura. Sigurisht, jam e tronditur. Nuk e di pse presidenti amerikan sillet kështu me aleatët e tij. Nuk është hera e parë që po ndodh. Mund të them vetëm se është për të ardhur keq që ai nuk e tregon të njëjtën vendosmëri ndaj armiqve të Perëndimit”, ka thënë ajo.
-
Ministri i Jashtëm italian anulon udhëtimin në SHBA pas komenteve të Trumpit për Melonin
-
Trumpi kritikon kryeministren italiane: Jam i shokuar nga ajo
-
Ministri i Jashtëm italian pas takimit me Rubion: Evropa e SHBA-ja kanë nevojë për njëra-tjetrën
-
Meloni kritikon Trumpin për gjuhën e përdorur ndaj Papës Leoni XIV