Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, ka deklaruar me shaka se do ta “vriste dikë” nëse do t’i duhej të hiqte dorë nga duhani.
Këtë deklaratë ajo e dha gjatë një takimi jozyrtar në margjinat e samitit për Gazën në Egjipt, pasi presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ia përmendi asaj heqjen dorë nga duhani, raportoi të martën “The Telegraph”.
“Duhet të të bëj të ndalosh së piri duhan”, i tha ai Melonit, teksa në prapavijë qeshnin kryeministri britanik, Keir Starmer dhe presidenti francez, Emmanuel Macron. Madje ky i fundit tha se “është e pamundur”.
“E di, e di. Nuk dua të vras ndokënd”, është përgjigjur Meloni.
Kryeministrja italiane ka njoftuar para disa kohësh se ka filluar të pijë duhan pas 13 vjetësh pauzë.
-
Përshkallëzon përplasja Trump-Meloni
-
Ministri i Jashtëm italian anulon udhëtimin në SHBA pas komenteve të Trumpit për Melonin
-
“Lutja” për foto e Melonit, shpikje e Trumpit
-
Mikrofonat e hapur në G7 kapin bisedat e liderëve botërorë, përmenden cigaret, futbolli e Grenlanda
-
Skandal në Kupën e Botës, lojtarët e Turqisë kapen duke pirë duhan