Udhëheqësja nacionaliste Giorgia Meloni, rrugës të bëhet kryeministrja e ardhshme e Italisë, ka premtuar mbështetjen e plotë për Kievin pasi mori urimet nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky për fitoren e saj në zgjedhje, shkruan Reuters.
Në një postim në Twitter të martën, një ditë pasi Meloni dhe aleatët e saj të krahut të djathtë fituan një shumicë parlamentare, Zelensky ka thënë se mezi priste "bashkëpunim të frytshëm me qeverinë e re".
Meloni u përgjigj me shpejtësi: "I dashur (Zelensky), ju e dini se mund të mbështeteni te ne në kauzën e lirisë së popullit ukrainas. Qëndroni të fortë dhe mbani besimin tuaj të palëkundur!", shkroi ajo në anglisht në Twitter.
Meloni ka qenë një nga lideret e pakta politike italiane që ka mbështetur vendimin e kryeministrit në largim Mario Draghi për të dërguar armë në Ukrainë, edhe pse ajo ishte në opozitë me qeverinë e saj.
Dy aleatët politikë të Melonit, Lidhja dhe Forza Italia, të cilat ishin të dyja në koalicionin e Draghit, kanë qenë shumë më ambivalente, duke reflektuar lidhjet e tyre historikisht të ngushta me presidentin rus Vladimir Putin.
-
Biden i kërkon Melonit që ta vazhdojë mbështetjen për Ukrainën
-
Zelensky shprehet i gatshëm të ecë përpara me marrëveshjen e paqes
-
Zelensky vlerëson deklaratën e udhëheqësve evropianë për Ukrainën
-
Ukrainës i premtohen 10 miliardë euro për rindërtim
-
Meloni paralajmëron BE-në kundër një lufte tregtare me Trumpin