Mediat ruse kanë sulmuar presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiq duke e cilësuar atë si një tradhtar dhe një njeri me dy fytyra.
Politika e Jashtme e Serbisë dhe presidenti Aleksandar Vuçiq në gjashtë muajt e fundit kanë qenë në qendër të vëmendjes në mediat ruse, ku kanë dominuar dy qëndrime të kundërta.
Nga njëra anë politika e Vuçiqit ndaj Rusisë është pranuar me mirëkuptim dhe miratim, ndërsa disa media shtetërore kanë deklaruar se presidenti serb do ta çojë Serbinë drejt NATO-s dhe se ai është një tradhtar i Rusisë, transmeton raportimet abcnews.
Politikani rus, i cili jeton në Beograd, Nikita Bondarjev, beson se është ende herët që Vuçiq të quhet tradhtar pasi dihet simpatia e tij e madhe ndaj Rusisë.
Në ceremoninë e inaugurimit të Vuçiq si president i Serbisë të pranishëm ishin përfaqësues rusë, zëvendëskryeministri Dmitry Rogozin, zëvendës sekretari i përgjithshëm i Bordit ‘Rusia e Bashkuar’, Sergei Zeleznjak etj. Javë më parë për vizitë zyrtare në Beograd ishte edhe kryetari i shtetit Duma Vyacheslav Volvodin, i cili uroi Vuçiqin për postin e kreut të shtetit. Sipas Bondarjev, prania e këtyre politikanëve të rëndësishëm dëshmon për rëndësinë e marrëdhënieve të mira mes Serbisë dhe Rusisë.
Ndërsa Sputniku rus shkruan se Rusia duhet ruajtur marrëdhëniet me Serbinë pasi Aleksandar Vuçiç mund të bëhet politikani me ndikimin më të madh në Ballkan.
Analistët rusë e shohin Vuçiqin si tradhtar, pasi, sipas tyre, ka filluar të veprojë në mënyrë shumë liberale duke marrë si shembull të përfolurën për kryeministre, Ana Bernabiq, e cila është homoseksuale.