Një patolog i njohur i Kenisë ka paralajmëruar për të ashtuquajtur “aparteid vaksine”, derisa vendi po vazhdon të përballet me numër të lartë të vdekjeve për shkak të fushatës së ngadalshme të vaksinimit të popullsisë.
Në Afrikë, më pak se dy për qind e popullatës së kontinentit me 1.3 miliardë banorë është vaksinuar plotësisht kundër COVID-19. Mjekët dhe infermierët kanë thënë se vendet si Kenia po përballen me presion për shkak të mungesës së investimeve të qeverive në fushata vaksinimi.
Kriza e vaksinave po vazhdon të përkeqësojë gjendjen, derisa shtetet po raportojnë për ngritje të lartë të vdekjeve nga infektimi me koronavirus.
Patologu Ahmed Kalebi ka thënë se disa shtetet nuk po investojnë në vaksina edhe pse sistemet kanë kapacitetet e nevojshme shëndetësore. Ai ka thënë se disa shtete, si Senegali, kanë ekspertizën e nevojshme për prodhimin e vaksinave.
Edhe Organizata Botërore e Shëndetësisë ka akuzuar shtetet e pasura se kanë stoqe vaksinash që duhet t’i ndajnë me vendet e varfra. \ Ap
-
Ebola po përhapet më shpejt sesa mendohej
-
OBSH-ja shqyrton përdorimin e vaksinave eksperimentale për Ebolën
-
Të paktën 100 vdekje të raportuara nga shpërthimi i Ebolës në Afrikë
-
Të vaksinuarit ndaj COVID-19 më pak të rrezikuar nga vdekja, pavarësisht shkakut
-
“Vaksina” e HIV-it do të arrijë vetëm te 7 për qind e njerëzve që kanë nevojë për të