BioNTech, kompania prodhuese e vaksinave anto-COVID, ka zhvilluar një laborator në një objekt lëvizës që mund të transportohet në shtete të ndryshme. Kompania ka lajmëruar planet për fillimin e prodhimit në Afrikë, raporton BBC.
Shkencëtarët dhe punonjësit më pas mund të prodhojnë miliona doza në vit. Furnizimi me vaksina është përmirësuar, por vetëm 11 përqind e popullsisë së Afrikës është plotësisht e vaksinuar.
Është kontinenti me shkallën më të ulët në botë të vaksinimit.
Në shkëmbim, shtetet ku do të shkojnë kontejnerët e prodhimit, do të ofrojnë tokën dhe infrastrukturën për ujin, energjinë dhe të tjera.
Mendohet se vaksinat e para mund të prodhohen më 2024.