Prodhuesi i vaksinave anti-COVID, BioNTech, ka thënë të hënën se do të ndërtojë një seli dhe vend prodhimi në Azinë Jug-Lindore, në Singapor, për të prodhuar qindra miliona vaksina të bazuara në mRNA në vit.
Ndërtimi i selisë do të fillojë këtë vit dhe ai mund të bëhet funksional deri në vitin 2023, ka thënë kompania gjermane.
"Me këtë strukturë të planifikuar të prodhimit të mARN, ne do të rrisim kapacitetin tonë të përgjithshëm të rrjetit dhe do të zgjerojmë aftësinë tonë për të prodhuar dhe shpërndarë vaksinat dhe terapitë tona mARN për njerëzit në të gjithë botën", ka thënë shefi ekzekutiv i BioNTech Ugur Sahin.
Kompania po furnizon më shumë se 90 vende të botës me vaksinën anti-COVID të prodhuar së bashku me Pfizer të SHBA-së dhe pritet të rritë prodhimin e saj në deri në 3 miliardë doza në fund të vitit nga 2.5 miliardë doza të pritura më parë.
-
BioNTech planifikon të fillojë prodhimin e vaksinave anti-COVID në Afrikë
-
Fabrika e re në Australi do të prodhojë deri 100 milionë vaksina mRNA në vit
-
BE-ja do të blejë edhe 100 milionë vaksina anti-COVID këtë vit
-
“BioNTech” rrit kapacitetin e prodhimit të vaksinës kundër koronavirusit
-
BioNTech-Pfizer do të shpërndajë 75 milionë doza shtesë të vaksinës anti-COVID në BE