Qeveria e Australisë ka njoftuar të martën se planifikoj të fillojë prodhimin e vaksinave mRNA, me një fabrikë të re që do të prodhojë deri 100 milionë doza të vaksinës në vit, raporton agjencia AP.
Njoftimi ka ardhur kur rastet me koronavirus në Sydney dhe në rrethinë janë rritur, pjesërisht të shtyra nga varianti i ri Omicron.
Fabrika e re do të ndërtohet në shtetin e Victorias në partneritet me prodhuesin e vaksinave Moderna dhe me qeveritë federale e shtetërore. Pritet të hapet në vitin 2024.
Kryeministri i Australisë, Scott Morrison, ka thënë se është në interes nacional të prodhohen vaksinat në Australi.
“Vaksina mRNA janë dëshmuar si, zbulimi më i madh shkencorë gjatë kësaj periudhe të pandemisë. Kjo nënkupton po ashtu se janë pjesë masive e vaksinave të së ardhmes, jo vetëm këtu në shtetin tonë por edhe nëpër botë”, ka thënë Morrison.
-
Australia arrin marrëveshje për blerjen e 25 milionë dozave të vaksinës Moderna
-
Pas dy vjetësh me kufij të mbyllur, Australia rihapet për udhëtarët përsëri
-
Kufiri australian do të rihapet për herë të parë në pandemi
-
Zelanda e Re lejon vaksinimin e të rinjve, pas vatrave të reja të virusit
-
Australia raporton rastin e parë të vdekjes nga COVID-19 për vitin 2021