Australia do të rihapë kufirin e saj ndërkombëtar nga nëntori, duke u dhënë liri të shumëpritura qytetarëve të vaksinuar dhe të afërmve të tyre.
Që nga marsi i vitit 2020, Australia ka disa nga rregullat më të rrepta të kufirit në botë - madje u ndalon njerëzve të saj të largohen nga vendi.
Politika e ndjekur është vlerësuar për frenimin e COVID-19, por gjithashtu ka ndarë në mënyrë të diskutueshme familjet.
"Është koha për t'u kthyer australianëve jetën e tyre", ka thënë kryeministri Scott Morrison.
Australia ka regjistruar më shumë se 1.300 vdekje nga COVID-19 dhe më shumë se 107.000 raste të infeksionit.
Njerëzit do të kenë të drejtë të udhëtojnë kur shkalla e vaksinimit të shtetit të tyre të arrijë 80%, shtoi Morrison në një konferencë shtypi të premten.