Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Reagimet pas hapjes së dyerve australiane për turistët e huaj

Turistët ndërkombëtarë dhe udhëtarët e biznesit kanë arritur në Australi të hënën pas zbutjes së theksuar të masave kundër pandemisë.

Është hera e parë pas pothuajse dy vjetësh që Qeveria australiane hap dyert e vendit për të huajt pas heqjes së kufizimeve më të ashpra për mbrojtje nga koronavirusi. Asnjë demokraci tjetër në botë nuk kishte zbatuar politika të ngjashme për kohë kaq të gjatë. Zyrtarët e turizmit australian presin numër të theksuar turistësh me shpresë se do të kthehen nivelet para shpërthimit të pandemisë.

“Qantas: ka sjellë pasagjerë nga tetë destinacione tejoqeanore, përfshirë Vankuverin, Singaporin, Londrën dhe Delhin. Kryeministri Scott Morrison ka thënë se 1.2 milion njerëz kanë viza për të hyrë në Australi me 56 fluturime ndërkombëtare që pritet të aterrojnë brenda 24 orëve të para pas rihapjes së kufijve.

Morrison ka thënë se është mahnitëse që Australia ia ka dalë të rihapet pas një periudhe goxha të gjatë vështirësish shkaku i COVID-19. Udhëtarëve të huaj u lejohej të hynin vetëm nëse u aprovohej kërkesa për përjashtim nga respektimi i masave.