Qytetarët australianë të cilët nuk jetojnë brenda shtetit, do të mund të bllokohen në Australi nëse kthehen, për shkak se qeveria ka shtrënguar rregullat kufitare pa ndonjë njoftim.
Që nga muaji mars i vitit të kaluar, ky shtet ka ndaluar qytetarët e saj që të largohen nga vendi, si pjesë të strategjisë kombëtare kundër pandemisë me COVID-19.
Mirëpo, këto masa nuk janë ndjekur edhe për australianët të cilët jetojnë në shtete të tjera.
Por ata tani do të duhet të aplikojnë për një përjashtim për udhëtimet jashtë vendit - në përputhje me rregullat për australianët e tjerë.
Rregullat e ashpra të kufirit të Australisë kanë qenë të diskutueshme. Kritikët thonë se ky ndryshim, që është në fuqi nga 11 gushti, do të ndëshkojë më tej familjet dhe do t'i pengojë qytetarët të kthehen në vendin e tyre.
Qeveria tha se masa synonte të zvogëlonte rrezikun e shtimit të rasteve me COVID-19. Australia është duke u përballur me një prej valëve më të mëdha të rasteve të reja.
Edhe
Kufiri australian do të rihapet për herë të parë në pandemi
Australia tashmë ka një kufi javor për udhëtarët që vijnë dhe ndalon hyrjen e të huajve nëse ata nuk kanë një përjashtim. Politikat e saj janë ndër më të rreptat në nivel global.
Muajin e kaluar, shteti përgjysmoi numrin e mbërritjeve të lejuara për shkak të shpërthimeve të variantit Delta.