Autoritetet australiane u kanë bërë thirrje kompanive që të lejojnë punonjësit të punojnë nga shtëpia dhe rekomanduan që qytetarët të vendosnin maska në ambiente të mbyllura dhe të marrin doza shtesë të vaksinave menjëherë, shkruan Reuters.
Masat shtrënguese vijnë pasi spitalet filluan të mbushen me ritme të larta për shkak të valës së re të COVID-19.
Australia ka regjistruar më shumë se 300 mijë infeksione të reja në shtatë ditët e fundit, megjithëse autoritetet kanë thënë se numri real mund të jetë dy herë më i lartë. Numrat po rriten për shkak të një vale të Omicronit të nxitur nga nënvariante të reja që transmetohen dhe përhapen shumë shpejt.
"Ne duhet të bëjmë disa gjëra ndryshe të paktën në afat të shkurtër", tha shefi mjekësor i Australisë Paul Kelly për ABC Radio të mërkurën, pasi ai parashikoi se numri i njerëzve që do të përfundonin në spital së shpejti do të arrinte një rekord.
“Ne e dimë se puna nga shtëpia është një komponent shumë kyç i ndalimit të asaj që ne e quajmë zgjerim makro”, shtoi ai.
Rreth 5.300 australianë janë aktualisht në spital për shkak të infeksionit nga COVID-19. Numri i të infektuarve në shtetet e Queensland, Tasmania dhe Australisë Perëndimore është më i larti që nga fillimi i pandemisë.
Oficeri mjekësor Paul Kelly shtoi se ai nuk rekomandoi rifutjen e maskave apo ndonjë kufizim tjetër.