Kompania farmaceutike BioNTech dhe partneri i saj amerikan Pfizer ka thënë se ata do të sigurojnë 100 milionë doza të tjera të vaksinës së tyre anti-COVID në Bashkimin Evropian këtë vit, njofton AP.
Të dy kompanitë kanë thënë të hënën se Komisioni ekzekutiv i grupit prej 27 vendesh ushtroi një mundësi për të blerë doza shtesë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vaksinave për t'u shpërndarë në BE në vitin 2021 në 600 milionë.
Njoftimi ofron një nxitje shumë të nevojshme për shpërndarjen e ngadaltë dhe shumë të kritikuar të vaksinave të BE-së.
Sean Marett, zyrtari kryesor i biznesit i BioNTech, ka thënë se dërgesat e vaksinës me bazë mRNA të kompanisë këtë vit do të mbulojnë dy të tretat e popullsisë së BE-së.
Bashkimi Evropian ka administruar deri më tani rreth 105 milionë vaksina për popullsinë e tij prej rreth 450 milionë njerëzve. Shumica e vaksinave kërkojnë dy doza për të siguruar imunizim të plotë.
-
BioNTech-Pfizer do të shpërndajë 75 milionë doza shtesë të vaksinës anti-COVID në BE
-
BE-ja synon të blejë edhe 100 milionë doza të vaksinës nga Pfizer/BioNtech
-
BE-ja do të dhurojë edhe 200 milionë vaksina
-
AstraZeneca dhe BE-ja arrijnë marrëveshje për furnizimin me vaksina
-
BE-ja arrin marrëveshje të re me “Pfizerin”