Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Gjermania dërgon vaksina anti-COVID në Kinë

Berlini ka dërguar kontingjentin e parë të vaksinave të saj BioNTech në Kinë, që do të përdoren fillimisht për qytetarët e saj atje, ka bërë të ditur të mërkurën qeveria gjermane.

Këto do të jenë vaksinat e para të huaja që do të hyjnë në Kinë, që kur ka nisur pandemia me COVID-19.

Kina deri tani ka përdorur vetëm vaksinat e saj CoronaVac dhe Sinofarm, derisa me këto dy lloje vaksinash ajo ka furnizuar edhe shumë vende të tjera të botës.

Virusi COVID-19 për herë të parë ka nisur në Kinë, e më pas është shpërndarë në të gjithë botën, duke shkaktuar vdekjen e miliona njerëzve.