Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Presidenti i Kinës premton një miliard vaksina anti-COVID për Afrikën

Xi Jingping

Presidenti i Kinës, Xi Jinping, ka premtuar se Kina do të dërgojë një miliard vaksina anti-COVID për Afrikën, raporton “Evening Standard”.

Ky premtim ka ardhur pasi Kina në shtator kishte premtuar se do të dhuronte 100 milionë doza të vaksinës për shtetet në zhvillim deri në fund të vitit 2021.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Të hënën Kina ka njoftuar se në total ka administruar 2.49 miliardë doza të vaksinës anti-COVID.

Kina pretendon se ka prodhuar më tepër se gjysmën e gjithë vaksinave anti-COVID të prodhuara nëpër botë.

Në Afrikë të Jugut është zbuluar varianti i ri i koronavirusit, Omicron, që po konsiderohet nga Organizata Botërore e Shëndetësisë si variant shqetësues. Varianti është përhapur edhe në shtete tjera të Afrikës, ndërsa kanë nisur të shfaqen edhe rastet e para nëpër Evropë e vende tjera të botës.

Deklarimet presidenti kinez i ka bërë në fjalimin e tij në Forumin për Bashkëpunimin Kinë-Afrikë.

Ai ka shtuar se Kina do të inkurajojë kompanitë e saj të mos investojnë më pak se 10 miliardë dollarë në Afrikë gjatë tri vjetëve të ardhshëm.