Botë

A po ndan Kina mjaftueshëm informacione për COVID-19?

Qeveria kineze shpesh nuk shpërndan informacion me publikun e saj, veçanërisht çdo gjë që reflekton negativisht në Partinë Komuniste në pushtet. Media shtetërore u është shmangur raporteve të tmerrshme për një rritje dhe njerëz që vrapojnë nga spitali në spital për t’u përpjekur të marrin trajtim teksa sistemi shëndetësor arrin kapacitetin. Zyrtarët qeveritarë kanë akuzuar mediat e huaja për hipotezë të situatës.

Derisa COVID-19 po përhapet në Kinë, vendet e tjera dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë po i bëjnë thirrje qeverisë së saj të ndajë të dhëna më gjithëpërfshirëse për shpërthimin e virusit. Disa madje thonë se shumë nga numrat që po i raporton Kina janë të pakuptimtë.

Pa të dhëna bazë si numri i vdekjeve, infeksioneve e rasteve të rënda, qeveritë anembanë kanë vendosur kërkesat e testimit të virusit për udhëtarët nga Kina. Pekini ka njoftuar se masat nuk janë kundërmasa të bazuara në shkencë.

Shqetësimi më i madh është nëse variante të reja do të dalin nga infeksioni masiv që shpaloset në Kinë dhe do të përhapet në vende të tjera. Variantet Delta dhe Omicron u zhvilluan në vende që gjithashtu patën shpërthime të mëdha, të cilat mund të jenë terren pjellor për variante të reja.

Çfarë po tregon dhe s’po tregon Kina?

Autoritetet shëndetësore kineze publikojnë një numër ditor të rasteve të reja, rasteve të rënda dhe vdekjeve, por këto shifra përfshijnë vetëm raste të konfirmuara zyrtarisht dhe përdorin një përkufizim shumë të ngushtë të vdekjeve të lidhura me COVID-in.

Kina me siguri po bën studimet e saj të mostrave, mirëpo thjesht nuk i ndan ato, ka theksuar Ray Yip, i cili themeloi Zyrën e Qendrave të SHBA-së për Kontrollin e Sëmundjeve në Kinë.

Numri mbarëkombëtar për të enjten ishte 9.548 raste të reja dhe pesë vdekje, por disa qeveri lokale po nxjerrin vlerësime shumë më të larta vetëm për juridiksionet e tyre. Zhejiang, provincë në bregun lindor, ka njoftuar se po shihte rreth 1 milion raste të reja në ditë.

Nëse një variant shfaqet në një shpërthim, ai gjendet përmes sekuencës gjenetike të virusit.

Që nga fillimi i pandemisë Kina ka ndarë 4.144 sekuenca me GISAID, platformë globale për të dhënat e koronavirusit. Kjo është vetëm 0.04% e numrit të rasteve të raportuara - një normë më shumë se 100 herë më pak se Shtetet e Bashkuara dhe gati katër herë më pak se Mongolia fqinje.

Çfarë dihet dhe çfarë duhet të merret vesh?

Deri më tani asnjë variant i ri nuk është shfaqur në sekuencat që janë bërë publike nga Kina. Versionet që nxisin infeksionet në Kinë “ngjajnë shumë” me ato që janë parë në pjesë të tjera të botës që nga korriku, ka thënë GISAID. Dr. Gagandeep Kang, i cili studion viruset në Kolegjin Mjekësor të Krishterë të Vellores në Indi, u pajtua duke thënë se nuk kishte asgjë veçanërisht shqetësuese në të dhënat e deritanishme.

Kjo nuk i ka ndaluar të paktën 10 vende – përfshirë SHBA-në, Kanadanë, Japoninë, Korenë e Jugut, Indinë, Australinë, MB-në, Francën, Spanjën dhe Italinë – të shpallin kërkesat e testimit të virusit për pasagjerët nga Kina. Bashkimi Evropian i ka inkurajuar fuqimisht të gjitha vendet e tij anëtare që ta bëjnë këtë javë.

Zyrtarët shëndetësorë e kanë mbrojtur testimin si një masë mbikëqyrjeje që ndihmon në plotësimin e një boshllëku informacioni nga Kina. Kjo do të thotë se vendet mund të lexojnë çdo ndryshim në virus përmes testimit, edhe nëse nuk kanë të dhëna të plota nga Kina.

“Ne nuk kemi nevojë që Kina ta studiojë atë, gjithçka që duhet të bëjmë është të testojmë të gjithë njerëzit që dalin nga Kina”, ka sqaruar Yip, ish-zyrtari i shëndetit publik.

Kanadaja dhe Belgjika kanë paralajmëruar se do të kërkojnë grimca virale në ujërat e zeza në avionët që vijnë nga Kina.

“Është si një sistem paralajmërimi i hershëm për autoritetet që të parashikojnë nëse ka një rritje të infeksioneve”, ka treguar dr. Khoo Yoong Khean, zyrtar shkencor në Qendrën Duke-NUS për përgatitjen ndaj shpërthimit në Singapor.

A po ndan Kina mjaftueshëm informacione?

Zyrtarët kinezë kanë thënë vazhdimisht se po ndajnë informacione, duke treguar sekuencat e dhëna për GISAID dhe takimet me OBSH-në.

Por zyrtarët e OBSH-së kanë kërkuar vazhdimisht më shumë - jo vetëm për sekuencën gjenetike, por edhe për shtrimet në spital, pranimet në kujdesin intensiv dhe vdekjet. Drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka shprehur shqetësim këtë javë mbi rrezikun për jetën në Kinë.

“Të dhënat mbeten thelbësore për OBSH-në për të kryer vlerësime të rregullta, të shpejta dhe të fuqishme të rrezikut të situatës globale”, ka thënë kreu i Agjencisë së shëndetësisë së OKB-së.

Qeveria kineze shpesh nuk shpërndan informacion me publikun e saj, veçanërisht çdo gjë që reflekton negativisht në Partinë Komuniste në pushtet. Media shtetërore u është shmangur raporteve të tmerrshme për një rritje dhe njerëz që vrapojnë nga spitali në spital për t’u përpjekur të marrin trajtim teksa sistemi shëndetësor arrin kapacitetin. Zyrtarët qeveritarë kanë akuzuar mediat e huaja për hipotezë të situatës.

Khoo, duke vënë në dukje se paralajmërimi i hershëm i Afrikës së Jugut për Omicron çoi në ndalime të udhëtarëve nga vendi, është shprehur se ekziston nevoja për të nxitur një mjedis ku vendet mund t’i ndajnë të dhënat pa frikë nga pasojat.

Përktheu: Blerta Haxhiu