Erupsioni i parë i vullkanit pas më shumë se 50 vjetësh ka nxitur evakuimin e më shumë se 5 mijë personave, përfshirë 50 turistëve nga zona, dhe shkatërrimin e mbi 100 shtëpive në Ishujt Kanarine.
Lava ka shkatërruar disa prej shtëpive të izoluara dhe ka kërcënuar të depërtojë deri në qytetet bregdetare. Re të dendura tymi janë ngritur nga gryka e vullkanit, ku shkencëtarët po e përcillnin nga afër akumulimin e lavës nën sipërfaqe. Njerëzit në La Palma jetojnë kryesisht nga bujqësia dhe zyrtarët e sigurisë kanë evakuuar edhe një numër të madh kafshësh gjatë së hënës.
Ekspertët kanë parashikuar se erupsioni mund të vazhdojë për disa javë apo muaj me radhë. La Palma ka qenë në gjendje alarmi tash e një javë, pasi që zona përreth është goditur nga qindra dridhje të tokës.
-
Vazhdojnë evakuimet ndërsa lava në La Palma po i afrohet detit
-
Digjen afro 100 shtëpi pas shpërthimit të vullkanit në Ishujt Kanarinë
-
Përfundon aktiviteti vullkanik në La Palma
-
Lava e vullkanit në ishullin La Palma për 33 ditë shkatërroi 2.185 ndërtesa
-
La Palma: Qindra të tjerë evakuohen për t’i ikur llavës së vullkanit