Shpërthimi i vullkanit në La Palma në Ishujt Kanarinë të Spanjës, ka shkatërruar shtëpi dhe ka detyruar evakuimin e mbi 5500 banorëve.
Lava nga vullkani “Cumbre Vieja” ka rrjedhë që nga shpërthimi të dielën.
Zyrtarët lokalë thonë se afro 100 shtëpi janë shkatërruar deri më tash.
Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez ka udhëtuar në La Palma të dielën për të mbikëqyrë operacioni ne shpëtimit.
Sanchez ka thënë se autoritetet po monitorojnë nga afër zjarret që mund të nisin nga lava. Ushtria dhe garda civile janë vendosur për të ndihmuar.
“Lava nuk ka lënë asgjë në rrugën e saj”, ka thënë kryebashkiaku Sergio Rodriguez.
Nuk është raportuar për të vdekur deri më tash.