Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Lava e vullkanit në ishullin La Palma për 33 ditë shkatërroi 2.185 ndërtesa

Lava nga vullkani Cumbre Vieja në ishullin La Palma të arkipelagut Kanare në jugperëndim të Spanjës, në një periudhë 33-ditore ka shkatërruar 2.185 ndërtesa, shumica shtëpi, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të përditësuara nga Sistemi i Imazheve Satelitore (Copernicus) të Bashkimit Evropian, njoftohet se lavët e vullkanit dogjën 2.185 ndërtesa dhe se aktualisht 76 shtëpi ndodhen në situatë të rrezikuar.

Lava e cila derdhet nga dy anë e vullkanit i cili është aktiv që nga 19 shtatori, ka mbuluar në ishull një sipërfaqe prej 866 hektarësh.

Po ashtu nën lavë ka mbetur edhe rrugë prej 62,6 kilometrash në rajon.

Lava, e cila ka mbërritur edhe në vendbanimin La Laguna, dogji shkollën dhe pikën e karburantit që ndodhet në këtë zonë. Zyrtarët njoftuan se lënda djegëse në karburant është evakuuar më parë me qëllimin e masave paraprake.

Mbi 1.200 persona që nga dje janë evakuuar nga vendbanimet e tyre të cilat janë të kërcënuara nga lava, temperatura e së cilës arrin deri në 1.150 gradë celsius. Ndërkohë, theksohet se ka tejkaluar në mbi 8 mijë numri i personave që kanë braktisur shtëpitë e tyre.

Edhe Përfundon aktiviteti vullkanik në La Palma Botë Përfundon aktiviteti vullkanik në La Palma

Teksa prej një muaji e gjysmë vazhdojnë tërmetet në La Palma, Instituti Kombëtar Gjeografik bëri të ditur se në 12 orët e fundit janë regjistruar gjithsej 38 tërmete, prej të cilëve më i madhi 4,3 ballë.

Ekspertët nuk presin që vullkani të shuhet në një kohë të shkurtër.