Ishulli spanjoll La Palma ka regjistruar një seri të tërmeteve gjatë së shtunës teksa vullkani ka ashpërsuar aktivitetin.
Departamenti i Sigurisë Kombëtare ka bërë të ditur se niveli i lëkundjeve ishte i ngjashëm me tërmetin e regjistruar në ditët e para të shpërthimit vullkanik.
Sipas Institutit për Vullkane në La Palma, ka nisur rrjedhje e lavës nga një hapësirë tjetër në ishull. Dy qytete të ishullit janë në izolim të plotë për shkak të kualitetit të dobët të ajrit. Lava e vullkanit ka dëmtuar 981 ndërtesa, ndërkaq janë evakuuar më shumë se 6 mijë banorë.
Artikuj të ngjashëm
-
Lava e vullkanit në ishullin La Palma për 33 ditë shkatërroi 2.185 ndërtesa
-
La Palma: Qindra të tjerë evakuohen për t’i ikur llavës së vullkanit
-
Vazhdon të rrjedhë lavë nga vullkani në ishullin spanjoll
-
Shembet një pjesë e vullkanit në La Palma
-
La Palmas po i zgjerohet territori shkaku i lavës vullkanike