Ish-ambasadori amerikan në Rusi, Michael McFaul, iu ka bërë thirrje liderëve evropianë që të mos heqin dorë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke thënë se presidenti Donald Trump s'i përfaqëson të gjithë.
Ai ka shkruar të hënën në X se NATO-ja e fortë “u shërben interesave të sigurisë së SHBA-së”.
Sipas McFaul, duhet të kufizohet dëmi i katër vjetëve të ardhshme, duke aluduar në pushtetin e Trumpit.
“Evropianë, mos hiqni dorë nga Amerika! Trump nuk na përfaqëson të gjithëve. Shumica besojnë, si unë, se një NATO e fortë u shërben interesave të sigurisë së SHBA-së. Ne duhet të kufizojmë dëmin gjatë 4 vjetëve të ardhshme, në mënyrë që të mund të rindërtojmë partneritetin tonë transatlantik përsëri në të ardhmen”, ka deklaruar profesori amerikan.
Sipas McFaul, qasja e Trumpit në raport me NATO-n, luftën në Ukrainë dhe Gazën është problematike dhe e dëmshme. Ai ka thënë se Ukraina po detyrohet nga Trump që të bëjë një marrëveshje me Rusinë si dhe të diskutohet çështja e kufijve.
Ai ka shtuar se sovraniteti i territorit ukrainas është në pikëpyetje.
- SHBA-ja nuk do të largohet nga NATO-ja, por kjo aleancë po dobësohet
-
Hasani për kërcënimin e Trumpit për largim nga NATO-ja: Duhet të merret seriozisht
-
Evropa në udhëkryq – Prej mbrojtjes së Ukrainës nga Putini te mbrojtja e Grenlandës nga Trumpi
- Nuk është më i pamundur fundi i NATO-s
-
Papa Leoni kritikon Trumpin për “përpjekjen për të shpërbërë” aleancën SHBA-Evropë