Ekspertja e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe e sigurisë, Adelina Hasani, ka thënë se kërcënimi i presidentit amerikan Donald Trump se SHBA-ja do të largohet nga NATO-ja, duhet të merret seriozisht.
Ajo ka thënë se deklarata e Trumpit është bërë si shkak i mospërfshirjes së shteteve të NATO-s në luftën që ka filluar në mes të SHBA-së dhe Iranit, ku është përfshirë edhe Izraeli.
Hasani në një intervistë në emisionin “60 Minuta” në KTV, ka thënë se ka pasur edhe kritika të shumta se nuk dihet objektiva e saktë në luftën ndaj Iranit dhe se objektivat kanë ndryshuar. Ajo ka thënë se shtetet evropiane gjithashtu kanë thënë se vendimi është marrë vetëm nga SHBA-ja dhe nuk ka pasur përfshirje të tyre.
“Kjo thirrje apo kërcënim, sido që po raportohet për të, do të duhet të merret seriozisht, por kjo do ketë ndikime edhe për SHBA-në, por edhe për sigurinë e gjithë Evropës, edhe Ballkanit Perëndimor dhe sidomos për Kosovën. Aleanca që prej themelimit ka qenë njëra prej shtyllave kryesore të sigurisë globale dhe evropiane”, është shprehur Hasani.
Ajo ka thënë se SHBA-ja e paraqet boshtin kurrizor të vetë ekzistimit të NATO-s.
“Dhe nëse vërtetë largohet nga NATO, mund të themi a mund të jetë realiste fjalët që po vinë nga SHBA-ja, por ato po kthehen në veprime konkrete, edhe pse nuk duken shumë realiste, por largimi i SHBA-së nga NATO do të thotë edhe përfundimi i lidershipit global të SHBA-së në aspektin e sigurisë dhe kjo do të krijonte hapësirë për manovrim për Kinën në hapësirën globale të sigurisë”, është shprehur Hasani.
Edhe SHBA-ja nuk do të largohet nga NATO-ja, por kjo aleancë po dobësohetAjo ka thënë se Largimi i SHBA-së nga NATO-ja do t’i kushtonte shumë vite vetë Evropës që ta zëvendësonte ombrellën e sigurisë.
“Thjesht mund të flasim për mbrojtje ushtarake evropiane”, është shprehur Hasani.