McDonald’s do të mbyllë të gjitha restorantet e tij në Mbretërinë e Bashkuar, të hënën, më 19 shtator, si shenjë respekti për mbretëreshën Elizabeth II në ditën e funeralit të saj.
Zinxhiri i ushqimit të shpejtë, i cili ka rreth 1300 pika në Mbretërinë e Bashkuar tha se të gjitha do të jenë të mbyllura n deri në orën 17:00 ditën e hënë, shkruan BBC-ja të mërkurën.
Mbretëresha ka vdekur të enjten, në pronën e saj skoceze në Balmoral.
John Lewis, Waitrose, Asda, Primark dhe një mori biznesesh të tjera kanë thënë tashmë se do të mbyllen në Mbretërinë e Bashkuar të hënën.
Një zëdhënës i McDonald's i tha BBC-së se kompania mori vendimin për të mbyllur restorantet pasi “dëshiron të lejojë njerëzit të bëjnë nderimet e tyre në mënyrën që ata zgjedhin”.
Në një deklaratë në Twitter, McDonald’s tha: “Për nder të Mbretëreshës Elizabeth II dhe për të mundësuar të gjithë të bëjnë nderimet e tyre, restorantet tona në të gjithë Mbretërinë e Bashkuara do të jenë të mbyllura nga mesnata deri në orën 17:00 të së hënës (19 shtator)”.
Edhe
McDonald’s mbyll përkohësisht zyrat në SHBA, përgatit njoftime për largime nga puna
Kompania tha se orët e punës dhe shërbimet mund të ndryshojnë kohë pas kohe dhe këshilloi klientët që të kontrollojnë përpara se të shkojnë në një nga restorantet e afërta.
Zinxhirë të tjerë të ushqimit të shpejtë po marrin qasje të ndryshme. Domino's i tha BBC-së se dyqanet e saj do të hapen në orën 12:00 të hënën, pasi të ketë përfunduar ceremonia.