Një homazh për Mbretëreshën Elizabeth II, e cila vdiq më 8 shtator, do të mbahet në Javën e Modës në Londër, shkruan Mirror.
Organizatorët kanë deklaruar se do t'i përmbahen "protokollit mbretëror" dhe se disa shfaqje do t'i kushtohen Mbretëreshës dhe ndikimit të saj në industrinë e modës. Java e Modës në Londër fillon të shtunën mbrëma dhe do të zgjasë deri më 20 shtator.
Të gjithë flamujt do të ulen në gjysmështizë dhe do të mbahet një minutë heshtje në orën 20:00. Shfaqjet nuk janë planifikuar për 19 shtator, në ditën e varrimit të Mbretëreshës.
Disa marka luksoze, si Burberry dhe Raf Simons, anuluan shfaqjet e tyre pas lajmit për vdekjen e Elizabeth II.
Artikuj të ngjashëm