Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Mbyllja e qeverisë SHBA-së i ka kushtuar më shumë se ndërtimi i murit me Meksikën

Mbyllja e pjesshme e qeverisë i ka kushtuar Shteteve të Bashkuara 11 miliardë dollarë.

Analistë të Kongresit amerikan vlerësuan se përgjatë 35 ditëve të mbylljes së qeverisë, ekonomia e Shteteve të Bashkuara ka humbur afërisht dyfishin e shumës që presidenti Trump kërkon për ndërtimin e murit në kufi me Meksikën.

Zyra e Buxhetit të Kongresit i publikoi të dhënat pasi 800,000 punonjësit federalë, të prekur nga mbyllja, u kthyen në punë të hënën.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, vendosi të rihapë qeverinë të premten e kaluar, pasi vuri mënjanë kërkesën e tij për ndërtimin e një muri në kufi me Meksikën.

Trump këmbëngul se muri është i nevojshëm për të parandaluar migrimin e paligjshëm, por Dhoma e Përfaqësuesve, që udhëhiqet nga demokratët, refuzon t’i japë 5.7 miliardë dollarët e kërkuara për murin.

Edhe Pentagoni zhbllokon 3,6 miliardë euro për murin me Meksikën Botë Pentagoni zhbllokon 3,6 miliardë euro për murin me Meksikën

Madje ai ka paralajmëruar se mund ta mbyllë qeverinë sërish më 15 shkurt nëse ligjvënësit nuk pajtohen me kërkesat e tij.

Zyra e Buxhetit të Kongresit tha se mbyllja që ka ndodhur, do ta dobësojë ekonominë amerikane për 0.02 për qind, këtë vit.