Uashington, 4 shtator – Pentagoni njoftoi sot zhbllokimin e 3,6 miliardë dollarëve për financimin e ndërtimit të 280 kilometrave mur në kufirin meksikan, me kërkesë të presidentit amerikan, Donald Trump.
“Për të zhbllokuar këto fonde, Ministria amerikane e Mbrojtjes ka vendosur të shtyjë 127 projekte për ndërtimin dhe modernizimin e ambienteve ushtarake në SHBA dhe jashtë saj parashikuar në buxhetin 2019”, theksoi për shtypin një zëdhënës i ministrisë, Jonathan Hoffman, transmeton atsh raportimet.
“Ministri i Mbrojtjes, Mark Esper ka vendosur se këto projekte janë të nevojshme për të mbështetur përdorimin e forcave të armatosura dhe Ministria e Mbrojtjes do të ndërmarrë 11 projekte për ndërtimin ushtarak të barrierës kufitare”, theksoi Hoffman në një konferencë shtypi.
Gjenerali, Andrew Poppas, drejtor i operacioneve në shtabin e përgjithshëm amerikan, theksoi se ndërtimi i këtyre seksioneve të murit kufitar do të mundësojë reduktimin e numrit prej 5 000 ushtarësh amerikanë të vendosur përgjatë kufirit meksikan me kërkesë të presidentit amerikan, Donald Trump, i cili synon të frenojë një valë imigracioni nga Amerika Latine/AFP.
-
Pentagoni autorizon fondet e para për murin
-
Trump rihap betejën për murin me Meksikën, kërkon 8.6 miliardë dollarë
-
Trumpi do të kërkojë që në Buxhetin 2020 të përfshihet edhe ndërtimi i murit me Meksikën
-
Mbyllja e qeverisë SHBA-së i ka kushtuar më shumë se ndërtimi i murit me Meksikën
-
Trump kërkon 5,7 miliardë dollarë për t'i dhënë fund krizës së kufirit, shmang "emergjencën kombëtare"