Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Pelosi: Nuk do të ketë buxhet për murin me Meksikën

Udhëheqësja e Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit amerikan, Nancy Pelosi tha se nuk do të ketë buxhet për ndërtimin e murit në kufirin me Meksikën, kërkesë kjo e presidentit amerikan Donald Trump.

Komentet e demokrates Pelosi, bëhen në kohën kur po vazhdojnë bisedimet ndërmjet republikanëve dhe demokratëve në përpjepje për arritjen e ujdie që do t’i jepte fund mosmarrëveshjeve rreth buxhetit të vitit 2019.

Ndërkaq presidenti Trump duke komentuar deklaratën e Pelosit tha se marrëveshja “nuk do të funksionojë pa murin”, transmeton REL.

Presidenti Trump kërkon 5.7 miliardë dollar për ndërtimin e murit.

Komiteti dypartiak do të duhej të përfundonte punën rreth datës 10 shkurt në mënyrë që të përmbushin afatin, për të cilin presidenti Trump dhe përfaqësuesit demokrat u pajtuan në mënyrë që t’i japin fund mbylljes së Qeverisë.

Edhe Trump rihap betejën për murin me Meksikën, kërkon 8.6 miliardë dollarë Botë Trump rihap betejën për murin me Meksikën, kërkon 8.6 miliardë dollarë

Qeveria amerikane ishte e mbyllur për 35 ditë, më së gjati në historinë e SHBA-së.

Nëse nuk arrihet një marrëveshje, presidenti Trump ka thënë se ai prapë do ta mbyllë Qeverinë ose do të shpallë gjendjen e emergjencës, një masë kjo që do t’i mundësonte financimin e murit në kufirin me Meksikën edhe pa miratimin e Kongresit.