Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Mbretëria e Bashkuar: Ukrainasit mbajnë kontrollin në zonat qendrore të Mariupolit

Luftimet e ashpra po vazhdojnë në Mariupol derisa forcat ruse përpiqen të marrin qytetin e rrethuar, sipas inteligjencës britanike në përditësimin e saj të fundit, shkruan Sky News.

Ministria e Mbrojtjes tha se Mariupoli po vazhdon të goditet nga “sulme intensive”, por shtoi se forcat ukrainase “ruajnë një rezistencë të vendosur” dhe po mbajnë kontrollin në zonat qendrore.

Ministria e Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar ka thënë se Mariupoli është objektiv kyç i pushtimit rus pasi siguron një korridor tokësor nga Rusia në Krimenë e pushtuar.