Më herët u raportua se Rusia ka deklaruar se 1000 pjesëtarë të marinës së Ukrainës janë rrethuar në qytetin e Mariupolit.
Kievi deri tash nuk është përgjigjur ndaj këtyre pretendimeve, derisa ministri i Mbrojtjes së Ukrainës ka thënë: “Nuk e kam këtë informacion”, shkruan Sky News.
Televizioni rus ka treguar se trupat ukrainase janë rrethuar të martën nga forcat ruse.
Rusia më herët ka raportuar se 1.026 ushtarë ukrainas kanë lëshuar armët në Mariupol.
Qyteti ka qenë nën sulm për disa javë dhe besohet se është gati të bie në duart e Rusisë.