Ministria e Mbrojtjes e Rusisë pretendon se ushtria e këtij vendi i ka vrarë gjatë natës së mbrëmshme (mes të hënës dhe të martës), 500 ushtarë ukrainas.
Rusia njoftoi kjo u arrit me goditjen e 87 objektivave në Ukrainë.
Dy depo armësh në rajonin e Kharkivit thuhet se janë ndër pikat ku rusët sulmuan, raporton BBC-ja të martën.
Ministria ka publikuar një video në mediat online ku pretendon se janë bazat ukrainase që u sulmuan, e më pas u morën nën kontroll. Në këto baza ka municion, armë dhe pajisje të tjera që i përkasin ushtrisë ukrainase.
Pretendimet e tilla deri më tani nuk janë konfirmuar e as mohuar nga autoritetet ukrainase.
Artikuj të ngjashëm
-
Rusia pretendon se mbi 600 ukrainas janë vrarë gjatë së mërkurës
-
Moska thotë se janë vrarë vetëm 500 rusë, Ukraina njeh afër 6,000
-
Ukraina pretendon se ka vrarë afër 6,000 ushtarë rusë
-
Rusia pretendon se ka vrarë 300 ushtarë ukrainas në një sulm të vetëm ajror
-
Rusia thotë se ka vrarë 234 luftëtarë që u futën në territor të saj nga Ukraina