Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Rusia pretendon se ka vrarë 300 ushtarë ukrainas në një sulm të vetëm ajror

Forcat ruse pretendojnë se kanë vrarë një numër të madh të ushtarëve rusë në një sulm të vetëm ajro së fundmi.

“Zëvendës shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Ruse i ka thënë ministrit rus të Mbrojtjes, Sergei Shoigu, gjatë një takimi, se deri në 300 ushtarë u vranë si rezultat i një sulmi të saktë nga një municion ajror", thuhet në një deklaratë të shtunën nga Ministria e Mbrojtjes e Rusisë, raportoi CNN.

Gjeneralkoloneli, Alexei Kim, nuk ka treguar se ku ka ndodhur sulmi, por e përshkroi vendndodhjen e sulmit si "pika e vendosjes së formacionit nacionalist "Kraken", sipas ministrisë, duke iu referuar një njësie speciale të Inteligjencës së Mbrojtjes së Ukrainës.

Detajet u shfaqën gjatë një takimi në selinë e Grupit të Përbashkët të Forcave, ku Shoigu dëgjoi raporte nga komandantët mbi situatën aktuale në "zonën e operacionit special ushtarak", ka deklaruar ministria.

Kim i ka thënë Shoigut gjatë takimit se Ukraina "po pëson humbje të konsiderueshme si në pajisje ashtu edhe në fuqi punëtore si rezultat i përdorimit të armëve me precizion të lartë dhe dronëve sulmues.